Një makinë është përplasur me portën e zyrës së Kancelares Merkel, ndërsa ajo ishte në mbledhje për shtrirjen e kufizimeve për shkak të Covid-19 në të gjithë vendin.
Policia e Berlinit shkroi në Tëitter se “Kolegët tanë janë aktualisht në skenë në zyrën e Kancelares së bashku me policinë federale. Një makinë është duke qëndruar në portën e ndërtesës – ne jemi në proces të sqarimit nëse shoferi hyri brenda godinës. I dyshuari është marrë në paraburgim nga policia. Po ndjekim informacionin për rastin”.
Si makina, ashtu edhe porta metalike nuk janë dëmtuar nga përplasja. Ngjarja ndodhi gjatë një video konference të rëndësishme midis Kancelares Merkel dhe kryeministrave të shtetit gjerman në lidhje me shtrirjen e masave të bllokimit në të gjithë vendin. Nuk ka raportim për viktima, për momentin.