VIDEO/ Incident në Mesdhe, anija turke përplaset me cisternën greke. Ka të mbytur dhe të humbur
Një incident detar por me përmasa tragjike ka ndodhur në Mesdheun Juglindor, fare pranë brigjeve turke të Adanas, mes një anije turke peshkimi dhe një cisterne greke.
Kjo e fundit ka marrë përpara dhe ka mbytur peshkarexhën turke, prej nga ku deri tani, janë shënuar 4 viktima dhe 1 tjetër është shpallur i humbur nga autoritetet e shpëtimit.
Sipas të dhënave të para, anija turke e peshkimit është përplasur me cisternën greke ditën e djeshme në distancën e 37 miljeve detare, larg qytetit turk Mersin në Adana.
Sipas mediave greke, “deri tani janë raportuar katër të vdekur dhe një i person i humbur në anijen turke. Ndërsa në cisternën greke ka pasur një ekuipazh prej 27 personash, por ende nuk ka një raportim për gjendjen e tyre”.
Sipas informacionit, cisterna greke e quajtur “Ephesus” i përket kompanisë “Andriaki” dhe është ndërtuar në vitin 2012.
https://www.youtube.com/watch?v=HXxwUqLADtE&feature=emb_logo&ab_channel=ProtoThema
/Burimi: ProtoThema/ GazetaReforma.com/