Skip to content
Bota

VIDEO/ Incident në Mesdhe, anija turke përplaset me cisternën greke. Ka të mbytur dhe të humbur

· 1 min lexim

Një incident detar por me përmasa tragjike ka ndodhur në Mesdheun Juglindor, fare pranë brigjeve turke të Adanas, mes një anije turke peshkimi dhe një cisterne greke.

Kjo e fundit ka marrë përpara dhe ka mbytur peshkarexhën turke, prej nga ku deri tani, janë shënuar 4 viktima dhe 1 tjetër është shpallur i humbur nga autoritetet e shpëtimit.

Sipas të dhënave të para, anija turke e peshkimit është përplasur me cisternën greke ditën e djeshme në distancën e 37 miljeve detare, larg qytetit turk Mersin në Adana.

Sipas mediave greke, “deri tani janë raportuar katër të vdekur dhe një i person i humbur në anijen turke. Ndërsa në cisternën greke ka pasur një ekuipazh prej 27 personash, por ende nuk ka një raportim për gjendjen e tyre”.

Sipas informacionit, cisterna greke e quajtur  “Ephesus” i përket kompanisë “Andriaki” dhe është ndërtuar në vitin 2012.

https://www.youtube.com/watch?v=HXxwUqLADtE&feature=emb_logo&ab_channel=ProtoThema

/Burimi: ProtoThema/ GazetaReforma.com/