Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Meta vlerësoi me çmimin “Mjeshtër i Madh” 7 ish-futbollistë të Tiranës, por ka diçka që s’shkon

18:44 10/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e djeshme në ambientet e presidencës u oragnizua një ceremoni në nder të 100 vjetorit të Tiranës ku të ftuar ishin dhe ish-futbollistët më të mëdhenj të ekipit të bardhebluve.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe presidenti i vendit Ilir Meta i cili vlerësoi për kontributin e madh të dhënë ndër vite në futboll dhe frymëzimin e brezave të rinj disa prej legjendave të Tiranës dhe u akordoi tyre çmimin “Mjeshtër i Madh”.

Në një postim në Facebook Meta shpërndau disa foto nga ceremonia dhe çmimet për legjendat e bardhebluve.

STATUSI NGA ILIR META
Në vijim të nderimeve, me rastin e 100-vjetorit të KF Tirana, pata sot kënaqësinë e madhe të vlerësoja disa nga futbollistët më të spikatur të këtij ekipi, të cilët me lojën dhe shpirtin e tyre të garës kujtohen me shumë dashuri nga të gjithë sportdashësit bardhë e blu⚪🔵 dhe kuq e zi.🔴⚫
Vlerësova me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”:

Futbollistin Osman Mema, anëtarin e dinastisë së familjes së futbollit Mema, familje, e cila ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë e njerëz mjaft të respektuar. Osman Mema ka qenë një lojtar brilant, një mbrojtës i shkëlqyer i dinjitetit njerëzor, i vlerave sportive, qytetare dhe demokratike;

Mesfushorin e shkëlqyer Bedri Omuri me aftësitë e tij të spikatura kudo në fushën e blertë, një lojtar profesionist i klasit të lartë, që nga mbrojtja e deri golashënues befasues;

Të palodhurin dhe “mbretin” e krahur të djathtë, shpirtin e skuadrës dhe të krosimeve preçize, sidomos drejt Mingës dhe Kolës, mjeshtrin e topit, Millan Baçi;

Golashënuesin e spikatur, mësuesin dhe trajnerin e palodhur Edmond Gëzdari;

Futbollistin e talentuar, të palodhur, të paepur, lojtarin korrekt dhe trainerin kampion Mirel Josa;

Lojtarin e niveleve të larta, me një kontribut të çmuar në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, Artur Lekbello apo siç e kemi njohur të gjithë, Tushen;

Mbrojtësin energjik, lojtarin e sukseshëm dhe kapitenin e jashtëzakonshëm skuadrës Krenar Alimehmeti.

Mirënjohje për emocionet e paharruara dhe për rezultatet e larta të arritura me shumë punë, përkushtim e sakrifica, që e lartësuan emrin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare sportive, dhe i shndërruan këto emblema të sportit tonë në burim të përhershëm krenarie dhe frymëzimi për gjeneratat e reja të futbollistëve tanë.

Por kjo ceremoni ngriti shumë pikëpyetje për tifozat e tjerë të Tiranës. Pasi Tirana ndahet mes bardhebluve të Tiranës dhe të kuqve të Partizanit. Këtu vlen të përmendet fakti që drejtuesi i ekipit të Partizanit është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Në një sondazh të kryer nga “GazetaRefroma” 56% e votuesve mendojnë se kjo ceremoni dhe këto çmime të akorduara nga presidenti Meta fshehin interesa politike pasi pozicionimi i tij krah bardhebluve nuk është diçka rastësore dhe jo e qëllimshme.

Edhe pse jetojmë në pandemi dhe ka masa kufizuese për organizmin e ceremonive të ndryshme nëa ambientet e brendshme të presdiencës këto masa nuk u respektuan ashtu sic duhet. Pasi siç duket dhe në fotot e publikuara nga vetë presidenti jo të gjithë mbajnë maska dhe nuk respektohet distanca fizike.

Të tjera

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre
Aktualitet

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

Në episodin e fundit të podcastit “Flasim”, Edi Rama u rikthye me të njëjtin refren dramatik mbi pezullimin e Belinda...

18:55 08/12/2025
Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën
Aktualitet

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga panoramike Shëngjin Velipojë sapo ka hyrë në qarkullim këtë pranverë, por një segment i saj pranë fshatit Rrjoll është...

15:32 08/12/2025
Para

Një mutacion i rrezikshëm i COVID-19, hidhen në varre masive miliona nuselala në Danimarkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

18:55 08/12/2025
Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.