Kastriot Çipi, Ish-drejtuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, deklaron se kurrë nuk do ta votoj partinë Demokratike dhe Bashën. Ai ndjehet i zhgënjyer nga sjellja e kreut të PD-së, duke komentuar takimin e tij me studentët.
“Ditën që disa studentë paralajmëruan protestë para Kryeministrisë kundër vendimit për mbylljen e auditoreve, Luli Basha organizoi një takim me studentë, të gjithë me maska dhe u bëri thirrje të respektojnë masat mbrojtëse anti-covid. Morali i fabulës? Mos protestoni për mbylljen e auditorëve, se qeveria ka të drejtë që i mbylli.
Si të mos mjaftonte kjo, Luli Basha u dha shembullin e vet personal prej Lej Feni: Unë nuk po takoj prindët e mi. Madje para dy ditësh babai im kishte ditëlindjen dhe nuk i shkova. Si mund të jetë kaq bastard njeriu? Si mund të bësh propagandë kaq të neveritshme, pa t’u skuqur faqja? Si mund të mungojë njeriu i shëndetshëm në ditëlindjen e prindit?
Shtatë jetë e 700 vota të kem, kurrë nuk e votoj këtë bastard! PS: Ju që keni ndërmend ta votoni, jeni të lirë të më bllokoni ose të largoheni nga lista ime e miqve. Vetëm mos u mundoni ta justifikoni, se do të më neveriteni edhe ju! PS 2: Ju qe po komentoni pro Bashes, lamtumire! Do t’ju bllokoj te gjithëve”, shkruan në Facebook Kastriot Çipi.
Kastriot Çipi ka qenë shumë aktiv gjatë protestës për mbrojtjen e godinës së Teatrit, por më pas liderët e kësaj lëvizje u përçanë, sepse disa prej tyre u përfshinë në listët e PD-së për deputetë, ndërsa disa të tjerë nuk u ftuan.
/GazetaReforma.com/