Skip to content
Të Gjitha

Zëvendëson Sandër Lleshaj/ Ky është këshilltari i ri për sigurinë

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka emëruar si këshilltar për çështjet e sigurisë ish-prefektin e Elbasanit.

Gjeneral Major Maksim Malaj është emëruar me Vendim të Këshillit të Ministrave në këtë post duke zëvendësuar kështu Sandër Lleshaj, aktualisht ministër i Brendshëm.

Malaj deri në kohën e emërimit në këtë detyrë mbante postin e Prefektit të Qarkut të Elbasanit, detyrë në të cilën u emërua Gledian Llatja.

Ky i fundit lakohet si kandidati potencial i të majtës për kandidat për kryetar i bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit.