Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që dyshohet si atentatori ndaj drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici.
I riu akuzohet për plagosjen e Mentor dhe Xhemal Hasanajt, ndërkohë vetëm ditën e djeshme, babai i tij punonjës policie, i bëri thirrje të birit që ishte arratisur, të vetëdorëzohej.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës së 11 tetorit, teksa shefi i policisë po drejtonte automjetin tip “Skoda” në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.
/GazetaReforma.com/