Nga dita e nesërme, 15 tetor 2020, do të hyjë në fuqi akti normativ i qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës edhe në ambientet jashtë shtëpisë.
ISHP ka përcaktuar se maskat nuk do përdoren për fëmijë nën 11 vjeç. Në dalje për mediat, kreu i ISHP-së, Albana Fico, deklaroi se maska është e detyrueshme kur lëvizim në rrugë, kur futemi në supermarkete, bare dhe restorante, por lejohet të hiqet në momentin që konsumohet ushqim apo pije.
Gjithashtu, për të gjithë përsonat që e shkelin këtë rregull, do të merret masë prej gjobe 3000 lekë të reja, nëse është për herë të parë, dhe 5000 lekë të reja, nëse është përsëritës.
PËRDORIMI KORREKT I BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS)
Kërkon që:
– Maska e fytyrës duhet të mbulojë plotësisht hundën, gojën dhe mjekrën.
– Është e rëndësishme të pastrohen duart me sapun dhe ujë ose desinfektues duarsh me bazë alkooli përpara se të vendoset dhe hiqet maska.
– Maska nuk duhet të preket kur vendoset.
– Maska duhet të hiqet nga pas, duke shmangur prekjen e përparme të saj duke palosur qoshet e jashtme së bashku.
– Maska kirurgjikale hidhet në koshin e mbetjeve pas heqjes.
– Maska jo mjekësore prej tekstili, e ripërdorshme pasi hiqet duhet të lahet pas çdo përdorimi, duke përdorur larës të zakonshëm në 60° C.
KUR DUHET TË MBAHET MASKA
Barriera mbrojtëse (maska) duhet patur gjithmonë me vete. Përdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) jashtë shtëpisë rekomandohet parimisht në këto raste:
- Sa herë dilni nga shtëpia;
- Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;
- Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
- Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
- Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
- Edhe gjatë ecjes në rrugë
- Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
- Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
- Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
- Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
- Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
- Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
- Në të gjitha institucionet fetare.
- Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
- Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.
MODIFIKIMET E PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE MASKËS
Ka disa raste që ju lejohet ta hiqni barrierën mbrojtëse apo të modifikoni përdorimin e saj:
- Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
- Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
- Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
- Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
- Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
- Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
- Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
- Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.
- RASTET PËRJASHTIMORE TË PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS) janë:
2.
- Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes*).
- Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës*).
- Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
- Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
- Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
- Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
- Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.
* Atyre që për shkak të moshës, shëndetit ose për arsye të paaftësisë nuk bartin maskë, do t’u kërkohet dokumentacioni shëndetësor që verifikon statusin aspo vërtetimi respektiv.
Këto ishin rregullat e reja që kemi përcaktuar në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik.
Ju rikujtojmë se mbajtja e maskës është E DETYRUESHME në cdo ambient jashtë shtëpisë dhe moszbatimi I kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.
Kërkojmë edhe një herë bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e koronavirusit.