Skip to content
Bota

Twitter bllokon llogaritë e rreme. “Jam me ngjyrë dhe votoj Trump”

· 2 min lexim

Twitteri bllokoi llogaritë e rreme të mijëra ndjekësve të cilat supozohej se i përkisnin mbështetësve afroamerikanë  të presidentit të SHBA-së Donald Trump. Afro tre javë para zgjedhjeve presidenciale, llogaritë kishin arritur të siguronin mijëra ndjekës brenda disa ditësh.

“Ekipet tona janë duke punuar për të hetuar këtë aktivitetin dhe nëse postimet shkelin parimet e rrjetit social, Twiitteri do të marrë  masa,” njoftoi zëdhënësi i kompanisë.

“Po, jam me ngjyrë  dhe votoj për TRUMP!  Kjo nuk do tu pëlqejë të majtëve por nuk më intereson. !!”, shkruante dikush më 17 shtator. Postimi arriti të marrë  më shumë se 16,000 pëlqime ndërsa ishte ripostuar më shumë se 6,000 herë.

Profesori në Universitetin Clemson i cili specializohet për dezinformimin në faqet e rrjeteve sociale, Daren Linville tha se shumica e llogarive të rreme përdorën foto të origjinale , ndërsa shumë prej tyre kishin dhjetëra mijëra ndjekës.

“Twitter pezulloi këto llogari sepse po mashtronin dhe po manipulonin opinionin publik”, shtoi Denville.

Presidenti republikan është kritikuar gjerësisht për mënyrën se si ai trajtoi  valën e protestave të cilat kundërshtonin dhunën raciale të përdorur nga ana e policsë dhe kërkonin reformimin e kodit penal.

/Gazetareforma.al/