Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë dhe duket se stafi i mësuesve është më i prekuri.
Ditën e sotme dy mësues në gjimnazin e qarkut të Elbasanit janë infektuar me koronavirus, njëri prej rasteve është shënuar në qytetin e Elbasanit dhe një tjetër në Cërrik.
Menjëherë pas shfaqjes së simptomave të para, mësuesit u janë drejtuar institucioneve shëndetësore për të bërë tamponin dhe përgjigja që morën sot ishte se janë të prekur nga sëmundja.
Mësuesit e prekur me Covid-19 janë karantinuar, ndërsa pritet që t’u bëhet tamponi edhe kontakteve të tyre.
Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë kryer mbi 1000 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 159 qytetarë teksa ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm një pacient.
Ndërkohë, është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish, 265 qytetarë, duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.