Skip to content
Të Gjitha

“Luani i Artë”, Igli Tare na nderon të gjithëve me çmimin prestigjioz në Itali

· 1 min lexim

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare.

Tare është nderuar ditën e sotme me çmimin prestigjioz, “Luani i Artë”, në ceremoninë e mbajtur në qytetin e Venecias.Ndërkohë që një vit më parë, Tare ishte mes personave të nominuar për çmimin e drejtorit sportiv më të mirë në botë.

TARE

Motivacioni i këtij vlerësimi të lartë për Taren, në qytetin Italian të Venecias, është për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm në shtetin fqinj.

“Luani i Artë” është njëkohësisht një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet nga viti 1954 në qytetin italian të Venecias, ku jepet çmimi. Fillimisht me këtë çmim vlerësoheshin zhanere të ndryshme të artit, ku ka spikatur gjithmonë ai i festivalit të filmit të Venezias, por prej kohësh “Luani i Artë” i akordohet edhe individëve të shquar në fusha të ndryshme profesionale.

Gjithashtu personazhet e tjerë të vlerësuar nga bota e sporti ishin edhe ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luçiano Moxhi si dhe trajneri aktual i Atalantës, Xhanpiero Gasperini.