Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Burim aksidentesh, Qeveria përgjegjëse për degradimin e aksit turistik Lezhë-Shëngjin

13:04 02/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Një nga akset më të frekuentuara nga turistët, por njëkohësisht për fat të keq edhe nga më problematikët, është ai Lezhë-Shëngjin. Kjo vjen, jo vetëm nga ngushtësisa e rrugës, por edhe për faktin e rëndësishëm se asnjë pjesë e tij nuk ka ndriçim.

Miliona lekë janë hedhur për këtë rrugë, që përdoret çdo vit nga mijëra turistë, por asnjë pjesë nuk ka ndriçim. Rrezik përbën si ditën, ashtu edhe natën. Ajo është një rrugë shumë e populluar, por që lënia pas dore e ka kthyer në një burim aksidentesh. Kjo situatë ka rritur frikën e turistëve që i drejtohen plazhit të Shëngjinit si dhe të banorëve të këtyre zonave për të lëvizur gjatë natës.

Një nga banorët aty pranë shprehet sa e rrezikshme është kjo rrugë për shkak të ndriçimit të munguar: “Kjo rrugë është problem sa nuk e ke idenë, se këtu mbizotëron gjoja prona private. Këtu në vend të kishte trotuar, rruga është lisho. Ne ndjehemi shumë të rrezikuar, gjithë ditën këtu kalojmë dhe shpesh në rrugë të madhe sepse s’ka trotuare. Nata pastaj është më e rrezikshme akoma, sepse si ndriçim në këtë rrugë të shërben vetëm drita e ndonjë lokali. Këtu po nuk pate mendjen shkove për fiq. Ne si banorë kërkojmë që të ketë ndriçim dhe trotuare, pasi unë s’mbaj mend se sa herë kam shpuar gomat e biçikletës duke kaluar këtu”.

Ndërsa problemi evidentohet edhe nga drejtuesit e automjeteve që e bëjnë këtë rrugë për shkaqe të ndryshme, duke nisur që për turizëm e deri tek arsyet e punës.

“Problem i madh është. Më mirë do ishte të kishte drita se shumë e rrezikshme është”, thotë një drejtues mjeti.

Por e keqja e kësaj rruge nuk është vetëm nata por edhe dita, pasi rreziku nuk fashitet me zbardhjen e dritës së diellit. Kjo rrugë bëhet shpesh objekt i kronikave televizive sepse është burim aksidentesh, për shkak të ngushtësisë së saj por edhe mungesës së trotuareve.

“Është pak rrugë e ngushtë, dhe duhet pas kujdes të madh. Dmth nëse shteti ve dorë rregullohet sigurisht dhe do të na kursente dhjetëra aksidente që ndodhin çdo vit jo vetëm me makinat që ndeshen kokë më kokë por edhe me kalimtarët ose personat që ngasin biçikleta në këtë rrugë”, thotë Frani banor i Shëngjinit.

Rruga e cila u ndërtua në kohën e Berishës, u inaugurua në vitin 2008 por sistemi i ndriçimit i mbetur si relike e së shkuarës tashme ka funksionuar fare pak, pasi janë vjedhur kabujt dhe është dëmtuar i gjithë rrjeti.

Projekte dhe materiale të përdorura jo cilësore, vlerësohen nga inxhinierët si shkaku kryesor i prishjes së këtyre sistemeve të ndriçimit, të cilët jashtë kamerave thonë se këto mangësi duhet të reflektohen në projektet e reja të Bashkisë, ndërsa kjo e fundit justifikohet me faktin se është aks nacional dhe përgjegjësia i kalon Autoritetit Rrugor Shqiptar. Porta Vendore iu drejtua me një kërkesë për informacion këtij autoriteti mbi masat që pritet të merren në këtë rrugë për menaxhimin e situatës. Në përgjigjen e tij, ARRSH tha se: “Segmentit rrugor cituar, mbulohet me kontratë mirëmbajtje nga projekti i Bankës Botërore (RRMSP) dhe përfshihet në Kontratën A – Lot 1 me kontraktor “JV Bioliap A.T.E.V.E &Geci shpk. Gjithashtu ju bëjmë me dije se, në kuadër të projektit të Bankës Botërore janë kryer ndërhyrje për rehabilitimin e këtij segmenti duke përfshirë këtu dhe instalimin e sistemit për mbrojtjen nga rënia e gurëve, punime të cilat tashmë kanë përfunduar duke e bërë këtë segment shumë më të sigurt për përdoruesit e rrugës”, tha në përgjigjen e saj ARRSH-së, ndërsa shton se: “Lidhur me riparimin e sistemit të ndriçimit përgjatë këtij segmenti rrugor,  ju informojmë se në kuadër të projektit të sipërcituar (RRMSP), së bashku me ekspertët ndërkombëtar janë duke u parë mundësitë kontraktuale si edhe ato financiare për përfshirjen/rehabilitimin e sistemit të ndriçimit në kuadër të punimeve të rehabilitimit”, përfundoi ARRSH në përgjigjen e saj referuar Portës Vendore.

/Burimi: Porta Vendore/GazetaReforma.com/

Etiketa: lezhendricimrrugashengjin

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Trafik narkotikësh, OFL i dërgon formularin dy të dënuarve në Tiranë (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.