Mesazhi i përfaqësisë italiane në OSBE, ka bërë me dije se shefi i ri i sapoemëruar i OSBE-së në Shqipëri, është emëruar Vincenzo Del Monaco.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Tëitter. Del Monaco zëvendëson kështu ambasadorin Bernard Borchardt, i njohur edhe për gjestin e tij me gishtin e mesit ndaj protestuesve të Astirit.
“Flamuri i Italisë ju uron suksesin më të mirë në sfidën tuaj të re, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, thuhet në mesazhin e përfaqësisë italiane në OSBE-së. Kujtojmë se kreu i OSBE në Tiranë, ambasadori Bernd Borchardt, u largua nga vendi ynë pas mandatit 4 vjeçar.