Skip to content
Uncategorized

Vendet ku makina drejtohet nga krahu i majtë…

· 2 min lexim

Kur flasim për standardet rrugore harrojmë se ndër të tjera janë një pjesë e shteteve të botës ku automjeti drejtohet në krahun e majtë të lëvizjes, ose thënë ndryshe nuk ka timonin si automjetet tona.

Rreth 35% e popullsisë në botë i jep makinës nga e majta, pra e ka të vendosur vendin e shoferit në automjet në krahun e djathtë.

Ose për ta thënë me fjalë të tjera, janë rreth dy të tretat e popullsisë në botë lëvizin në anën e djathtë të rrugës.

Siç shihet në hartën e Statista, vendet në ngjyrë portokalli, “të majtët”, janë kryesisht ish-koloni britanike.

Thuajse gjithnjë në vendet ku njerëzit lëvizin në anën e djathtë të rrugës, makinat janë ndërtuar në mënyrë që drejtuesi të ulet në anën e majtë të makinës.

Në të kundërt, drejtimi në anën e majtë të rrugës zakonisht nënkupton që vendi i shoferit është në anën e djathtë të makinës.

Nën hartën e botës gjeni edhe listën e plotë të të gjithë vendeve dhe anën e rrugës në të cilën ngasin shoferët.

Pjesa më e madhe e vendeve që e drejtojnë makinën nga e majta janë ish-koloni britanike, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Indinë, Australinë dhe Zelandën e Re.

Vetëm katër vende në Europë lëvizin ende në të majtë dhe janë të gjithë ishuj ish-koloni ose ish-protektorate britanike. Ato janë: Mbretëria e Bashkuar, Republika e Irlandës, Malta dhe Qipro.

/Burimi: Il Sole 24 Ore/Infodata/ Përshtati: GazetaReforma.com/