Skip to content
Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Elbasan shqiptari me katër identitete (EMRI)

· 1 min lexim

Policia e Elbasanit, ka prangosur një 44-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga interpol Roma vetëm një javë më parë.

Bëhet fjalë për shtetasin Gramoz Zeneli i cili përdorte katër identite të ndryshme në Evropë dhe në Shqipëri.

Sipas njoftimit, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendodhjes , kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar:

– Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.