Mbrëmjen e sotme një grykë pusi nafte në Zharrëz të Fierit është përfshirë nga zjarri.
Mësohet se gropa e pusit ka qenë me mbetje të naftës bruto, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Pusi me numër 2702 i përket kompanisë “Albpetrol” dhe paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, apo për banesa të rrezikuara nga ngjarja.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse të cilat kanë neutralizuar flakët pas disa minutash.