Skip to content
Të Gjitha

Panik në Sharrëz/ Përfshihet nga zjarri gryka e pusit të naftës

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme një grykë pusi nafte në Zharrëz të Fierit është përfshirë nga zjarri.

Mësohet se gropa e pusit ka qenë me mbetje të naftës bruto, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Pusi me numër 2702 i përket kompanisë “Albpetrol” dhe paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, apo për banesa të rrezikuara nga ngjarja.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse të cilat kanë neutralizuar flakët pas disa minutash.