Gjendja e të infektuarve në spitalin psikiatrik “Sadik Dinci” në Elbasan paraqitet e rënduar.
AbcNews ka mësuar se 4 të sëmurë që janë të shtruar prej vitesh në këtë spital rezultojnë pozitiv me covid-19 ndërsa një prej tyre po transportohet në gjendje të rënduar drejt Tiranës në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Ndërkohë i gjithë stafi i urgjencës është është karantinuar deri në mbërritjen e rezultateve tamponit dhe 3 prej të infektuarve po mbahen në ambiente të veçanta të këtij spitali.
Deri më tani numri i të stafit mjekësor të karantinuar ka shkuar në 25 të karantinuar.
Disa javë më parë, kryeinfermierja e spitalit psikiatrik dhe një tjetër anëtare e stafit, rezultuan pozitive për koronavirus, duke bërë që numri i të infektuarve të shkojë tashmë, në 6 persona të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë humbur jetën nga pandemia e koronavirusit. Mësohet gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me COVID-19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana.
Ndërkohë janë kryer në 24 orët e fundit 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19.