Skip to content
Aktualitet

Çfarë po ‘kurdis’ PD-ja? Mbledh grupin 1 orë para seancës parlamentare

· 1 min lexim

Partia Demokratike do të mbledhë grupin parlamentar sot në orën 16:00, fiks një orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme plenare.

Në seancën e sotme pritet miratimi i dekretit të ministrave të rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama.

Mësohet se gjatë mbledhjes do të vendoset se kush do ta marrë fjalën gjatë seancës, sigurisht nëse opozitës i jepet e drejta e fjalës.

Sipas rendit të ditës, deputetët vetëm do të miratojnë dekretet për lirimin dhe emërimin e ndryshimeve në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama dhe të dekrektuara nga presidenti Ilir Meta.