Partia Demokratike do të mbledhë grupin parlamentar sot në orën 16:00, fiks një orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme plenare.
Në seancën e sotme pritet miratimi i dekretit të ministrave të rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama.
Mësohet se gjatë mbledhjes do të vendoset se kush do ta marrë fjalën gjatë seancës, sigurisht nëse opozitës i jepet e drejta e fjalës.
Sipas rendit të ditës, deputetët vetëm do të miratojnë dekretet për lirimin dhe emërimin e ndryshimeve në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama dhe të dekrektuara nga presidenti Ilir Meta.