Lëkundje tërmeti janë shënuar disa minuta më parë në Tiranë.
Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve (ESCM), tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 të shkallës rihter.
Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë e Shijak edhe pse kanë qenë me thellësi 10 kilometra.
Frika për lëkundje të tjera është rikthyer në qytetet e Shqipërisë së Mesme, pasi të gjithë e kujtojnë tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019.