Kryeministri shqiptar Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të OSBE ka mbajtur fjalë nën Konferencën Vjetore të Sigurisë 2020.
Kjo konferencë duhej të mbahej në Vjenë, por për shkak të pandemisë Covid-19 u zhvillua online.
Rama tha se është optimist që prej momentit kur mori detyrën e rëndësishme por e shqetëson mungesa e vullnetit për përmirësim.
Si kreu i OSBE, Rama ka treguar qëllimet e tij në krye të kësaj organizate duke e vënë theksin tek Covid-19, konflikti në Ukrainë dhe terrorizmi.
Ai u bëri thirrje gjithë palëve që të bëjnë një armëpushim global pasi edhe koronavirusi tregoi që në fund të fundit jemi qënie njerëzore.
“Është kënaqësi e nder që të rishikojmë tablonë e sigurisë.
U bënë 6 muaj në krye të OSBE, kaluam kufizimet dhe ndërlikimet e COVID-19 për të vijuar me aktivitet.
Është e qartë për mua se kemi nevojë për ndryshim.
Megjithatë shoh një mungesë vullneti për të reflektuar seriozisht dhe për të përdorur imagjinatën”, u shrpeh Rama.
Më tej kreu i OSBE tha se ka ardhur koha që të bëhet një armëpushim dhe të lihen mënjanë armiqësitë. “Po ju bëj thirrje urgjente për një armëpushim global. Koha për të lënë mënjanë armiqësitë, na duhet solidaritet.
Duhet të kujtojmë së pari e mbi të gjitha që jemi qënie njerëzore. Që kanë njerëzimin të përbashkët.
Në shkurt shkova në Ukrainë dhe pashë punën që ka bërë OSBE në terren. Isha optimist. Kam vijuar që të jem optimist por jam i shqetësuar për përmirësimin.
Duhet të shohim parimet e marrëveshjes së Minskut. Duhet të rigjallërojmë diskutimet në formatin e grupit të kontaktit.
Duhet të ngrihen mbi praktikat e palëve të kontaktit. Iu bëj thirrje palëve të marrin përgjegjësitë. Duhet të arrijmë në koëh angazhimet.
Armëpushim i plotë dhe gjithpërfshirës.
Duhet t’i japim fund viktimave dhe t’i japim drejtim për një zgjidhje të qëndrueshme.
Misionit duhet t’i lejohet të bëjë punën e vetë. Unë sinqerisht shpresoj të shoh muajt e ardhshëm në Ukrainë.
Të gjithë të përfshirët ta bëjnë të mundur këtë. Kjo nuk është e vetmja konflikt në rajonin tonë”, shtoi më tej kryeministri.
Rama u shpreh më tej se OSBE do të vazhdojë punën e saj për të zgjidhur kontaktet dhe shtoi se kërcënimi nga terrorizmi nuk është zbehur, madje kërcënimet janë bërë edhe më serioze sipas tij.
Rama e ka marrë kryesimin e OSBE që në janar 2020 dhe në fokus të punës së tij ka qenë konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kreu i qeverisë ka zhvilluar një vizitë në këto dy vende duke kërkuar që të ketë një armëpushim, pasi situata në zonën e luftës ishte shumë e rëndë.