Kryeministri Edi Rama ka parashikuar se shumë shpejt do të krijohet një lëvizje e re politike, që do të bëhet partia e presidentit Ilir Meta.
I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama tha se e gjithë lëvizja e organizuar kohët e fundit nga kreu i shtetit do të finalizohet në një parti politike.
Megjithatë kreu i qeverisë shtoi se nuk ka asnjë informacion zyrtar dhe se për parashikimin bazohet vetëm përshtypje.
Ai theksoi se e gjitha kjo zhurmë po bëhet për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi, pasi sipas tij, opozita e di që do të humbasë sërish në zgjedhje.
“Me komisioneren europiane kam zhvilluar një bisedë relativisht të gjatë, ku i kam shpjeguar faktet. Në kohën kur është bërë debati me artistët e vërtetë, se këta nuk janë artistë, s’guxonin këta të SHQUP të kalonin gardhin. Ja dhashë këto argumente asaj. Këtu është e pavërtetë që s’ka pas dialog, që s’janë konsultuar ekspertët. Kurrë ky teatër nuk ka qenë në listën e monumenteve të kulturës. Jeni në metro apo, jeni në vete apo jo? Mos m’i letrat si ato të Sali Berishës, që i tundte. Ky teatër nuk ka qenë kurrë monument dhe këtë e them me përgjegjësi”, u shpreh ai.