Skip to content
Të Gjitha

Reshjet e dëborës/ Ja akset ku kalohet vetëm me zinxhirë

· 1 min lexim

Reshjet e dëborës janë shtuar ndjeshëm në orët e mbrëmjes në disa prej akseve ku qarkullimi i automjeteve është masiv.

Në Tepelenë dhe Gjirokastër trashësia e dëborës ka shkuar deri në 30 centimetra, ku rruga Taroninë-Qafë-Bardhë është bllokuar.

Në Frashër të Përmetit rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë.

Në bashkinë Memaliaj është zhbllokuar rruga në njësinë administrative Buzë.

Në bashkinë Libohovë, njësinë administrative Zagorie lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të borës.

Në njesinë administrative Picar, segmenti rrugor Rehovë-Golem është i bllokuar. Rrugët nacionale janë të kalueshme. Segmenti Erind-Çajup kalohet vetëm me zinxhirë.