Skip to content
Të Gjitha

Konfliktet e pronësisë “po vrasin shqiptarët”! Zbardhet dinamika e plagosjes në Shkodër

· 2 min lexim

Ditën e sotme një 50-vjeçar nga Shkodra u plagos në dorë dhe në qafë në afërsi të urës së Bunës.

Nga mediat u raportua se ai ndodhet në reanimacion, teksa policia nuk ofroi informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore, teksa bëri me dije se është shoqëruar një person si autor i dyshuar i ngjarjes.

LEXO: Plagosje me armë zjarri në Shkodër: Policia arreston autorin e dyshuar

Së fundmi, Shqiotarja.com shkruan se ka qenë një konflikt pronësie ai që ka shtyrë drejt ngjarjes së rëndë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Zues pranë një gurore, e cila është bërë edhe mollë sherri, rreth 200 metra larg Urës së Bunës, ku dy shtetasit pasi kanë debatuar me njeri-tjetrin, në momentin kur i plagosurit po largohej, autori ka qëlluar tre herë në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e shpatullës.

Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes blutë e Shkodrës kanë bërë rrethimin e zonës, ku pas kontrolleve autori është gjetur pranë bregut të lumit Buna.

Kujtojmë se ditën e djeshme dy persona u vranë në Lezhë, ku shkak ishte bërë pikërisht një konflikt pronësie, teksa sherre e vrasje të shumta janë raportuar ndër vite për këtë çështje në vendin tonë.

LEXO: “Mos të shoh askënd tek tokat e mia”, vrasja në Lezhë e paralajmëruar