Skip to content
Të Gjitha

“Mos të shoh askënd tek tokat e mia”, vrasja e dyfishtë në Lezhë e paralajmëruar

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e dyfishtë në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë ditën e djeshme .

Autori i dyshuar  Aleksandër Përdoda, ka qëlluar fillimisht nga larg Kol Murranin dhe Preg Simonin, ndërsa më pas është afruar dhe i ka qëlluar sërish për t’u siguruar që kishin vdekur.

Sipas “Dosja.al” kjo ngjarje ishte e paralajmëruar, pasi Përdoda kishte kërcënuar banorët e fshatit të mos afroheshin tek tokat e tij.

“Mos të shoh askënd tek tokat e mia,” mësohet të ketë thënë ai.

Tashmë 40-vjeçari është arrestuar, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim, për fshehje provash.

Kol Murrani dhe Preng Simoni u gjetën të pajetë nga djali i këtij të fundit, i cili lajmëroi më pas policinë.