Skip to content
Të Gjitha

Plagosja me armë zjarri në Shkodër: Policia arreston autorin e dyshuar të ngjarjes

· 2 min lexim

Një plagosje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Shkodrës pasditen e sotme, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person i identifikuar si Gëzim Bici.

Së fundmi rreth kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe Policia e Shtetit, që me anë të një njoftimi për shtyp, bën me dije autori i ngjarjes është arrestuar nga blutë, teksa identiteti i tij nuk është zbuluar ende për shkak të hetimeve.

Sakaq, sqarohet se i plagosuri është 50 vjeç dhe jo 30 vjeç, siç u raportua fillimisht, por autoritetet janë të rezervuara në informacionet rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake u raportua se 50-vjeçari është plagosur në qafë dhe në dorë, teksa ndodhet në reanimacion.

Shkodër / Informacion paraprak

Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 – vjeçarit.

Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

Kjo ngjarje pason një sërë ndodhish tragjike të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, ku u vetëvranë 3 persona dhe u vranë 4 të tjerë.

LEXO: Deklarata “ogurzezë” që u pasua nga 4 vrasje dhe 3 vetëvrasje brenda ditës