Policia bën me dije se është shpërthyer dhe është vjedhur një bankomat i një banke të niveli të dytë ku janë marrë një sasi lekësh. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe panik te qytetarët gjatë natës. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas orës 02:00 gjatë natës.
Grupi hetimor po punon pë kapjen e autorëve dhe qartësimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Më datë 04.01.2019, rreth orës 02:24, në Urën Vajgurore, është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, se është shpërthyer dhe vjedhur bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku kanë marrë një sasi lekësh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.”