Dëshmi tronditëse vijnë pas ngjarjes së rastit të rëndë në Ballsh ku 34-vjeçari vrau me thikë bashkëshorten e tij dhe motrën e saj pas një sherri.
Ky krim i rëndë ndodhi në prani të dy fëmijëve të mitur .
Bashkëshortja e tij Gentiana Caushaj ishte 31 vjeç ndërsa motra e saj Merisa Caushaj ishte 18 vjeç.
Fqinjët e familjes Musta thonë se 34-vjeçari Gramoz Musta kishte dalë nga shtëpia së bashku me dy fëmijët rreth orës 17:00 pasditen e djeshme. Ata konfirmojë se sherri i tyre kishte nisur pasi gruaja donte të ikte me rastin e Vitit të Ri tek njerëzit e saj.
Fqinja
Si e more vesh?
Unë nuk kam qenë këtu por dje pasdite dola dhe ai kishte marrë fëmijët dhe fëmijët bërtisnin, ‘çfarë i bëre mamit’. Kaq di.
I mori vetë fëmijët?
Fëmijët i kishte marrë ai. Njërin e kishte në krah dhe vajzën për dore.
Ku i çoi?
Nuk e di, dola nga shtëpia dhe ika.
Sa i njihnit?
Nuk hymë e dalim, nuk i njohim nga afër. Dukej sikur shkonin mirë.
Kishin konflikte, kishit dëgjuar gjë?
Jo, jo. S’kisha dëgjuar gjë. Nuk dimë asgjë.
Ju tronditi kjo ngjarje?
Sigurisht që na tronditi. Ishte ngjarje shumë e rëndë.
Ku i çoi fëmijët pasi i mori?
Djalin e kishte në krahë dhe vajzën për dore. Po dilnin. Mund të ishte ora 17:00. Madje mendova t’i bërtisja se vajza po qante e bërtiste ‘çfarë i bëre mamit’.
Unë këtu i kam parë, kohët e fundit mund të jetë larguar. Nuk i njoh mirë, thjesht banorë të pallatit, një përshëndetje.
Fqinji
E dini çfarë ka ndodhur mes tyre?
Vetëm tani për rastin e Vitit të Ri. Gjoja ishin zënë se do vente nga njerëzit e saj e shoqja.
Si i kishte marrëdhëniet me prindërit e bashkëshortes?
Këtë nuk e di, po këtu shkonin mirë me të shoqen. Nuk kemi dëgjuar konflikte. Vetëm kjo ka qenë arsyeja, gjoja do vente nga i ati ajo, vemi, s’vemi.
Burimi: balkanweb