Në foton më lart është familja e Gazment Mustës, i cili pasditen e sotme shkaktoi një tragjedi të vërtetë në shtëpinë e tij në Ballsh.
Burri ka vrarë gruan dhe motrën e saj, pas një debati në familje. Viktimat janë Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit dhe motra e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe, ndërsa Gazment Musta 34-vjeç është arrestuar menjëherë.
Sipas policisë së Fierit, autori ka qenë i dehur në momentin që i ka qëlluar me thikë për vdekje gruan dhe kunatën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në banesën e çiftit në një pallat brenda qytetit të Ballshit.
Burime pohojnë se shkak ka qenë kërkesa e 31-vjeçares për të shkuar tek prindërit e saj për festat.
Burri, i cili sapo ishte kthyer i dehur pas vizitës te prindërit e tij në fshat, nuk e ka lejuar gruan dhe pas sherrit ka marrë thikën duke qëlluar disa herë për vdekje fillimisht gruan, ndërsa më pas kunatën, e cila ndërhyri për të shpëtuar motrën, por mbeti edhe vetë e vdekur.
Çifti Gazment dhe Gentjana Musta kishin edhe dy fëmijë, një vajzë 7 vjeçe dhe një djalë 3 vjeç, të cilëve për arsye etike, u kemi fshehur fytyrën.