Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 29 raste të reja me COVID-19.
Në mesin e tyre është edhe Profesor Roland Xhaxho, një nga reanimatorët më të mirë në Shqipëri.
Lajmin e ka dhënë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Shehu bën me dije, se Xhaxho është shtruar ditën e sotme në spitalin Infektiv, ndërsa i ka uruar edhe shërim të shpejtë.
Postimi i plotë
I dashur Landi te urojme sherim te shpejte!
Kolegu, miku i ngushte, reanimatori i talentuar, novator i vecante e pedagogu njerezor Prof. Roland Xhaxho, eshte shtruar sot ne repartin infektiv i prekur nga ky virus.
Mbasi ka qene gjate gjithe kesaj periudhe person kryesor ne pershtatjen e sherbimeve te reanimacionit per perballjen me kete epidemi, sic duket do t’i duhet te “pushoje” disa dite, tashme si pacient i perkoheshem.
Megjithese jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do te vazhdoje te jape kontributin e tij te cmuar me dijet, energjite e optimizmin e perhershem.
Sherim te shpejte aty midis kolegesh.
Numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 333.
Numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv është 66, nga të cilët 6 mbahen në terapi intensive, ku 1 prej tyre është intubuar.
Në spitalin COVID2 janë pesë të shtruar, ku 2 prej tyre ndodhen në terapi intensive.
Deri më tani kanë ndërruar jetë 18 persona nga COVID-19, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 99.