Në vijën e parë të sulmit, preket nga COVID-19 reanimatori Roland Xhaxho

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 29 raste të reja me COVID-19.

Në mesin e tyre është edhe Profesor Roland Xhaxho, një nga reanimatorët më të mirë në Shqipëri.

Lajmin e ka dhënë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Shehu bën me dije, se Xhaxho është shtruar ditën e sotme në spitalin Infektiv, ndërsa i ka uruar edhe shërim të shpejtë.

Postimi i plotë

I dashur Landi te urojme sherim te shpejte!
Kolegu, miku i ngushte, reanimatori i talentuar, novator i vecante e pedagogu njerezor Prof. Roland Xhaxho, eshte shtruar sot ne repartin infektiv i prekur nga ky virus.
Mbasi ka qene gjate gjithe kesaj periudhe person kryesor ne pershtatjen e sherbimeve te reanimacionit per perballjen me kete epidemi, sic duket do t’i duhet te “pushoje” disa dite, tashme si pacient i perkoheshem.
Megjithese jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do te vazhdoje te jape kontributin e tij te cmuar me dijet, energjite e optimizmin e perhershem.
Sherim te shpejte aty midis kolegesh.

Numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 333.

Numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv është 66, nga të cilët  6 mbahen në terapi intensive, ku 1 prej tyre është intubuar.

Në spitalin COVID2 janë pesë të shtruar, ku 2 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Deri më tani kanë ndërruar jetë 18 persona nga COVID-19, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 99.

Shpërndaje
Share.

Komento