Gjykata Penalë në Tiranë ka vendosur “Arrest me burg” për Rolan Muzhaqin.
Muzhaqi u arrestua si perkrahës i autorit të vrasjes së 17-vjeçares në Laprakë, Griselda Gjikolaj.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në orët e vona të pasdites, në zonën e Laprakës ku Griselda humbi jetën ndërsa shoku i saj, Erion Benga i cili u përfol në fillim si i dashuri i 17-vjeçares, mbeti i plagosur.
Kamerat e sigurisë zbuluan Muzhaqin dhe Robertin duke u larguar me xhup e kapuç. Ndërkohë, autori i dyshuar Robert P. është akoma në kërkim nga policia.