Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria në “kthetrat” e Coronavirusit, ja kur epidemia do arrijë pikun në vendin tonë

19:42 16/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pasditen e sotme rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata ka folur për situatën e krijuar për shkak të Coronavirusi, ku ka treguar se në fund të marsit dhe në fillim të prillit virusi mund të arrijë pikun.

I pyetur se sa mund të jenë shifrat e viktimave dhe të prekurve që mund të arrihen deri atëherë, Arben Gjata u përgjigj se kjo do të varet nga zbatimi i rregullave nga ana e qytetarëve.

Sa i përket menaxhimit të situatës me këto burime njerëzore që kemi, Gjata u shpreh se “do përpiqemi, do bëjmë maksimumin’, por çdo ndihmë ekstra do të ishte një plus.

Po të shëruarit e parë?

Gjata tha se duhet të presim të paktën tre javë: “Nëse je pozitiv, duhet të negativizohesh që të quhesh i shëruar.”

Më tej, ai foli edhe për mundësitë e përballimit të situatës nga spitalet tona në rast se do të kemi një përshkallëzim të situates, ku shpjegoi se në rast të kalimit të kapaciteteve atëherë në dispozicion do të jetë 100 deri në 120 shtretër në Spitalin e Infektivit, ndërsa në rast të përshkallëzimit të situatës 140 shtretër janë në dispozicion në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Gjithashtu, sipas Gjatës 100 shtretër janë në dispozicion në ish-Urgjencën në QSUT dhe 100 tek Spitali Amerikan.

“E di që do vijnë edhe burime të tjera. 25 deri në 28 respiratorë do të vendosen në funksion në Spitalin Infektiv.
Janë rreth 100-120 shtretër. Nëse kalohen kapacitetet është parashikuar spitali “Shefqet Ndroqi”, gjithashtu është parashikuar ish-Kirugjia 2 dhe 3 të kthehen në spitale COVID-19. Nëse këto hapësira do të jenë të pamjaftueshme do të krijohet mundësia te “Spitali Amerikan”, ku një nga godinat do të jetë në shërbim të pacientëve. Te kirurgjitë duhen rregulluar vetëm disa aksesorë, por edhe kirurgjitë e reja nuk do të bëjnë më kirurgji, por do të përdoren për pacientët COVID-19. Nga pikëpamja shkencore, ky virus ka një pjesë të fshehur. 80% e rasteve nuk janë me shenja klinike. Nesë preket 1-2 për qind e popullsisë do shpallet epidemia. Rastet e diangostikuara duhen shumëzuar me pesë për të parë se sa mund të jetë numri i të prekurve në vend. Shumë shpejt do të trajnohen të gjithë mjekët e familjes, do të bëhen publike të gjithë numrat e telefonave. Parimi i parë në këtë sëmundje është se nëse nuk mbrohet stafi mjekësor do të humbin njerëz në shërbim. Është propozuar që konsultat për të sëmurët kronik të bëhen nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes”, tha Gjata.

Në rang botëror deri tani janë shënuar 7,074 viktima dhe janë regjistruar 179,829 të infektuar në 162 shtete, ndërsa në vendin tonë deri tani ka humbur jetën 1 person dhe janë infektuar 51 të tjerë, teksa në Kosovë janë 15 persona të infektuar me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.

Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.

Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.

 

Të lidhura

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping
Bota

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi Xi Jinpingun, presidentin e Kinës, si një udhëheqës “të ashpër” dhe “jashtëzakonisht të vështirë...

16:46 05/06/2025
‘Më pa dhe tentoi të ikte’, Tafani tregon si u ekzekutua Çajup Selimi
Aktualitet

‘Më pa dhe tentoi të ikte’, Tafani tregon si u ekzekutua Çajup Selimi

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka rrëfyer për herë të parë para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

14:26 04/06/2025
Para

Testimi i vaksinës kundër Coronavirusit në SHBA: Momenti kur vullnetarja e parë injekton “mRNA-127”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
“Kujdes nga viagra”! Mjeku: Mund të shkaktojë edhe vdekje

“Kujdes nga viagra”! Mjeku: Mund të shkaktojë edhe vdekje

18:19 08/06/2025
Zbulohet skema mashtruese online, AKSK apel qytetarëve

Zbulohet skema mashtruese online, AKSK apel qytetarëve

18:05 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.