Qeveria shiptare ka vijuar me ashpërsimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Mësohet se kufiri me Kosovën është mbyllur përkohësisht.
Aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë të prekur me koronavirus, ndërsa në shqipëri janë regjistruar 33 të infektuar dhe 1 viktimë.
Prej dy ditësh në rrugët e vendit ushtria dhe policia kanë zbritur në rrugët e Shqipërisë, për të kontrolluar zbatimin e rregullave të karantinës.
Që nga mëngjesi i sotëm e deri të dielën në mesnatës, është ndërprerë qarkullimi i mjeteve private, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Më herët janë mbyllur shkollat, lokale dhe janë anuluar tubimet.
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për respektimin e rregullave të higjienës dhe minimizimin e daljeve nga shtëpia.