Skip to content
Bota

U takua me Donald Trump 5 ditë më parë, zyrtari brazilian i infektuar me koronavirus

· 1 min lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, mund të jetë infektuar me koronavirus.

Ai u takua 5 ditë më parë me një zyrtar brazilian, i cili ka rezultuar pozitiv.

Lajmi është bërë publik nga mediat braziliane.

Koronavirusi për herë të parë u shfaq në Brazil javën e shkuar dhe pacienti zero ishte një person i cili ishte kthyer nga Italia.

Amerika ndërkohë numëron mbi 1 mijë të infektuar, ndërsa janë regjistruar 37 vdekje.

Trump në kuadër të masave shtrënguese për përhapjen e koronavirusit, ndaloi fluturimet me zonën “Schengen”.

Ai gjithashtu kritikoi Bashkimin Europian, për dështimin në parandalimin e përhapjes së virusit.

Zv. Presidenti Mike Pence bëri me dije se të gjithë amerikanët që kthehen nga Europa do të futen në karantinë për 14 ditë.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme OBSH shpalli koronavirusin pandemi globale.