Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aeroporti i Rinasit anulon 6 fluturime drejt Italisë, nuk dihen ende shkaqet

13:24 08/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Gjashtë fluturime janë anuluar ditën e sotme: 3 nga Rinasi drejt Italisë (Romë, Milano, Bolonjë) dhe 3 të tjerë nga Italia drejt vendin tone.

Burime jozyrtare kanë bërë me dije për Top Channel se fluturimet janë anuluar për arsye operacionale, por ende nuk ka informacione zyrtare.

Pas shpërthimit të Coronavirusit në vendin fqinj, këto janë fluturimet e para që anulohen, teksa në Itali qeveria ka vendosur që zonat problematike në veri të vendit të izolohen.

Masa ekstreme për Coronavirusin në Itali: Izolohen 15 milionë banorë, ndalohet kryerja e funeraleve

Ndërkohë katër linjat e tjera vijojnë fluturimet dhe po ashtu edhe kontrolli i njësisë shëndetësore që bën kontrollin e pasagjerëve, që ka nisur para disa javësh.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri tani janë testuar 59 raste, por të gjithë kanë rezultuar negativ.

59 raste të dyshuara për Coronavirus në Shqipëri, këto janë rezultatet

Personat e dyshuar kanë shfaqur shenja të infeksionit respirator dhe kanë vizituar vende të prekura nga virusi, teksa rastet e testuara deri tani i përkasin kryesisht: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës.

Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 23,035 udhëtarë, të cilët kanë qenë në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës, ndërsa në 24 orët e fundit në nr. 127, ka patur 1391 thirrje.

Ndërkohë, ka shkuar në 3, 652 numri i viktimave në rang global, ndërsa 107,420 njerëz janë infektuar, shumica e tyre në territorin e Kinës.

Të prekur janë regjistruar në një pjesë të madhe të shteteve, ndërsa gjendja më alarmante paraqitet në shtetin fqinj, Itali, ku kanë humbur jetën 233 persona, ndërsa 5.883 të tjerë janë infektuar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e vështirë, kryeministri Rama uron të ëmën për 8-mars

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English