Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm, këtë herë në aksin Librazhd-Elbasan, ku janë përplasur dy automjete.
Shtetasi N. K., 32 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me makinën me drejtues Xh.H., rreth 60 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Si pasojë janë plagosur drejtuesi i makinës Xh.H dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit Librazhd.
Sipas informacioneve paraprake ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë marrë vetëm disa dëmtime të lehta.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa nuk dihet ende shkaku i aksidentit.
Më herë mëngjesin e sotëm u shënua një tjetër aksident, ku u përfshin tre makina, ku si pasojë e përfshirjes në këtë aksident, një makinë ka dalë jashtë rruge dhe është përmbysur.
Përplasen tre makina: Njëra përmbyset në rrugë, plagoset një grua shtatzënë
Kujtojmë se aksidentet e shumta rrugore kanë bërë që masat ndaj shoferëve të shtohen dhe në janar policia paralajmëroi se shumë shpejt, përveç dregerit të alkoolit, do përdorë edhe dragerin për të parë nëse drejtuesit kanë konsumuar lëndë narkotike.
Po ashtu, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se për herë të parë në Shqipëri shoferët do t’i nënshtrohen të ashtuquajturit ‘testi i idiotit’, për të parë gjendjen e tyre psikologjike kur efektivët shohin sjellje të dyshimta.
Ndryshime pritet të bëhen në Kodin Rrugor, ku parashikohet që drejtuesit e rinj të automjeteve të kenë më shumë penalizim se të tjerët dhe kjo masë parashikon që shoferët të cilët kanë më pak se 3 vite që kanë marrë patentën do të ndëshkohen 50 % më shumë për disa nga shkeljet e qarkullimit rrugor, si: parakalimet e gabuara, për përdorimin e alkoolit, mosdhënien e përparësisë, e disa shkelje të tjera.
Masa do merren gjithashtu edhe për këmbësorët, pasi parashikohet një rritje e gjobës për ta, e cila do fillojë nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë.
Ndryshime në Kodin Rrugor, ashpërsohen masat për shoferët e rinj dhe këmbësorët