Dy aksidente brenda orës: Një i vdekur në Vlorë dhe dy të lënduar në Korçë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy aksidente me pasojë 1 të vdekur dhe 2 të plagosur janë regjistruar orën e fundit në vende të ndryshme.

Aksidenti i parë ka ndodhur në Vlorë, përgjatë rrugës Orikum-Dukat, në afërsi të fshatit Fushë-Dukat.

Një fadromë ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar, i identifikuar si Novruz Havaraj, teksa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po hetojnë rreth rrethanave të aksidentit, ndërkohë që është shoqëruar në komisariat drejtuesi i fadromës Elton Rrapo.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në afërsi të fshatit Ciflig në Korçë, ku një makinë tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubish’ janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, 2 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës.

Gjendja e tyre nuk dihet ende, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Kujtojmë se aksidentet e shumta rrugore kanë bërë që masat ndaj shoferëve të shtohen dhe në janar policia paralajmëroi se shumë shpejt, përveç dregerit të alkoolit, do përdorë edhe dragerin për të parë nëse drejtuesit kanë konsumuar lëndë narkotike.

Po ashtu, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se për herë të parë në Shqipëri shoferët do t’i nënshtrohen të ashtuquajturit ‘testi i idiotit’, për të parë gjendjen e tyre psikologjike kur efektivët shohin sjellje të dyshimta.

Ndryshime pritet të bëhen në Kodin Rrugor, ku parashikohet që drejtuesit e rinj të automjeteve të kenë më shumë penalizim se të tjerët dhe kjo masë parashikon që shoferët të cilët kanë më pak se 3 vite që kanë marrë patentën do të ndëshkohen 50 % më shumë për disa nga shkeljet e qarkullimit rrugor, si: parakalimet e gabuara, për përdorimin e alkoolit, mosdhënien e përparësisë, e disa shkelje të tjera.

Masa do merren gjithashtu edhe për këmbësorët, pasi parashikohet një rritje e gjobës për ta, e cila do fillojë nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë.

Ndryshime në Kodin Rrugor, ashpërsohen masat për shoferët e rinj dhe këmbësorët

Shpërndaje
Share.

Komento