I dërguar i posaçëm i Donald Trump, Richard Grenell, ka përgënjeshtruar mbrëmjen e sotme nje deklaratë të bërë nga zyra e shtypit të kryeministrit Kurti.
Gjatë ditës së sotme zyra e shtypi e kryeministrit të Kosovës lajmëroi se pas një bisede telefonike mes Kurtit, O’Brien dhe Grenell, është marrë konfirmimi nga këta të fundit se nuk do ta ndalojnë mbështetjen për Kosovën.
“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, kishte shkruar Erzen Vraniqi, këshilltar i Kurtit.
Kjo deklaratë është shpërndarë në Twetter nga gazetari Berat Buzhala, i cili më vonë do merrte një replikë nga Grenell.
Amerikani ka shkruar se deklarata e zyrës së shtypit të kryeministrit Kurti nuk ishte e vërtetë pasi ata (SHBA-të) ia kanë bërë të qartë që heqja gjysmake e tarifave dëmton ekonominë e Kosovës.
“Kjo nuk është e vërtetë. Ne i kemi bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur tarifat edhe pjesshëm është duke dëmtuar ekonominë e Kosovës – dhe SHBA’ja nuk do të çojë dëm ndihmat tona nëse lidershipi i Kosovës vazhdon të dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë”, ka thënë Grenell.
Kujtojmë se marrdhëniet mes Kurtit dhe SHBA janë krisur pasi ky i fundit hoqi me kushte taksën ndaj Serbisë, për një periudhe kohore prej 90 ditësh, ku njoftoi se nëse Serbia nuk e njeh Kosvën taksa do rikthehej.
SHBA jo vetëm që nuk u kënaq nga heqja e taksës, por reagon ashpër ndaj Kurtit