SHBA jo vetëm që nuk u kënaq nga heqja e taksës, por reagon ashpër ndaj Kurtit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka njoftuar se qeveria ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina.

Sipas Kurtit, ky vendim që do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars dhe pritet që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Më tej, kryeministri i Kosovës tha kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk reflekton, taksa do të rivendoset.

Mirëpo, Richard Grenenell NUK është i kënaqur!

I dërguar i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të hequr në mënyrë të pjesshme dhe me afate taksën ndaj mallrave serbe.

Me anë të një statusi në Twitter, Grenell thotë se Kosovës i është kërkuar heqja e plotë e taksës.

Reagimi i plotë:

Ne nuk e mbështesim vendimin gjysmak të kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Z. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo u bë e qartë për Presidentin Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”. 

Kujtojmë se pas vendimi, Kurtit i janë kundërvënë shumë politikanë, e jo vetëm.

I ashpër ishte edhe reagimi i ish-kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Haradinaj akuzon Kurtin se është mashtrues dhe është dorëzuar para Serbisë, duke e bërë përgjegjës për faktin që Kosova do të ripushtohet ekonomikisht nga Serbia.

Shpërndaje
Share.

Komento