Skip to content
Bota

Refuzoi ta merrte sërish në punë, shqiptari qëllon me pistoletë ish-pronarin brenda në makinë

· 1 min lexim

Karabinierët e Alatrit në Itali kanë vënë në pranga një shqiptar, nën akuzën e tentativës së vrasjes.

Sipas mediave italiane, agresori është një 44-vjeçari Adriatik Shehu.

Ky i fundit ka qëlluar dy herë me pistoletë ndaj 57-vjeçarit G.F. , i cili ishte ish-punëdhënësi.

Konflikti mes tyre lindi pasi 57-vjeçari refuzoi të merrte sërish në punë shqiptarin.

I plagosuri i cili ndodhej në makinën e tij kur u qëllua, u përpoq të largohej me shpejtësi, ndërsa kërkonte ndihmën e karabinierëve.

Menjëherë karabinierët iu përgjigjën thirrjes së tij dhe bënë neutralizimin e shqiptarit.

Gjithashtu ata gjetën pistoletën e përdorur nga shqiptari të kalibrit 7.65, e cila e kishte të fshirë matrikullimin.

Shqiptari aktualisht ndodhet në burgun e Frosinontes, nën akuzën e tentativës së vrasjes.