Pas shkarkimit nga detyra si ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka kaluar ditën e sotme në qytetin e tij në Shkodër, mes të moshuarve të shtëpisë së pushimit.
Bushati ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e tij në facebook disa foto nga takimi dhe koha e kaluar me të moshuarit në Shkodër.
Postimi i Bushatit në facebook
Një ditë të këndshme festive në shtëpinë e pushimit të moshuarve në #Shkodër. Ju urova festat e fundvitit duke shprehur mirënjohjen e pafund për këtë brez të shoqërisë, që na japin shembullin e sakrificës. #Gëzuar2019