Skip to content
Të Gjitha

Meta nxjerr video-mesazhin para tubimit, Rama mbledh ministra e deputetë në selinë e PS

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta dy orë para nisjes së tubimit të thirrur nga vetë ai, ka shpërndarë një video-mesazh për qytetarët.

Me mimoza në duar, presidenti shprehet se Kushtetuta po pret popullin e Kushtetutës.

“Të dashur motra e vëllezër, Kushtetuta e popullit, po pret popullin e Kushtetetutës. Edhe pa momente na ndajnë  nga nisja e pranverës kuqezi. Mirësevini të gjithë”, u shpreh Meta

Manifestimi i thirrur nga presidenti pritet të nisë në orën 17:00 dhe të përfundojë në orën 19:00.

Kauza kryesore e tubimit të thirrur nga Meta, është mbrojtja e Kushtetutës.

Sipas kreut të shtetit, me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, qeveria e Edi Ramës ka bërë grusht shteti ndaj Kushtetutës.

Ndërkohë as kryeministri nuk ka ndenjur duarkryq, pasi pak momente më parë ai ka mbledhur deputetët dhe ministrat socialistë në selinë e PS.