Një fëmijë është gjendur i mbytur në ne përrua , tek banesat sociale në Shkozë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se trupi i pajetë i përket Klodian Hashimit, i cili është raportuar i humbur para dy javësh nga familja e tij në emisionin “Pa gjurmë”.
5-vjeçari në fjalë rezulton i zhdukur që prej datës 17 shkurt dhe sipas deklarimeve të familjarëve ai u la i vetëm për rreth 30 minuta duke luajtur me fëmijët e tjerë dhe pastaj u zhduk pa asnjë gjurmë.
Familjarët e Hashimit kanë komunikuar me Report tv dhe shprehen të sigurtë se trupi i pajetë është i fëmijës së tyre.
Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë.