Skip to content
Të Gjitha

Kërcënim dhe përndjekje ndaj ish-bashkëshorteve, dy 37 vjeçarë përfundojnë në pranga

· 1 min lexim

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, nën akuzat e dhunës në familje dhe përndjekjes.

E.J., 37 vjeç ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Ndaj tij rëndon vepra penale e përndjekjes.

Personi tjetër i arrestuar është një 37-vjeçar me iniciale K.H., banues në Laknas.

Ky i fundit ka kërcënuar verbalisht ish-bashkëshorten e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.