Shtatë nxënës të gjimnazit Janaq Kilica në Fier, kanë shfaqur shenja helmimi.
Dyshohet se shkak për helmimin është bërë çarja e tubit të Kaldajës.
Mësohet se nxënësit janë ndjerë keq gjatë kohës kur po zhvillonin lëndën e kimisë.
Menjëherë ata janë dërguar në spital, ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.