Skip to content
Të Gjitha

Helmohen 7 gjimnazistë në Fier, dërgohen me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Shtatë nxënës të gjimnazit Janaq Kilica në Fier, kanë shfaqur shenja helmimi.

Dyshohet se shkak për helmimin është bërë çarja e tubit të Kaldajës.

Mësohet se nxënësit janë ndjerë keq gjatë kohës kur po zhvillonin lëndën e kimisë.

Menjëherë ata janë dërguar në spital, ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.