Pas 14 orësh ka përfunduar seanca maratonë për masat e sigurisë rreth 87 personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Fati i Lojërave”.
Gjyqtari Ardian Kalia ka dhënë vendimet në orën 23:00, ndërkohë që seanca nisi në orën 09:00 të mëngjesit në Gjykatën Penale të Tiranës.
Në përfundim, nga 87 personat e arrestuar, është caktuar masa ‘arrest me burg’ për 55 persona, ndërsa 27 të tjerët do të qendrojnë në “arrest në shtëpi” dhe 5 janë liruar me masën detyrim paraqitje.
Gramos Murataj, Avni Nusfi dhe Elvis Mulaj, të dyshuar si menaxherët e lojërave të fatit, janë lënë në arrest me burg.
Mulaj është vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj.
Kujtojmë se operacionet u shtri në 8 qarqe të vendit më 20 shkurt dhe kishte në fokus goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, kurse të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria për fshehje të të ardhurave, pastrim parash, përshtatje të ambienteve për lojëra fati dhe zhvillim i lojërave të fatit.