Lojërat e fatit. Pas 14 orësh në seancë, gjyqtari jep vendimin për 87 personat e arrestuar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas 14 orësh ka përfunduar seanca maratonë për masat e sigurisë rreth 87 personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Fati i Lojërave”.

Gjyqtari Ardian Kalia ka dhënë vendimet në orën 23:00, ndërkohë që seanca nisi në orën 09:00 të mëngjesit në Gjykatën Penale të Tiranës.

Në përfundim, nga 87 personat e arrestuar, është caktuar masa ‘arrest me burg’ për 55 persona, ndërsa 27 të tjerët do të qendrojnë në “arrest në shtëpi” dhe 5 janë liruar me masën detyrim paraqitje.

Gramos Murataj, Avni Nusfi dhe Elvis Mulaj, të dyshuar si menaxherët e lojërave të fatit, janë lënë në arrest me burg.

Mulaj është vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj.

Lista me 87 personat e arrestuar

Kujtojmë se operacionet u shtri në 8 qarqe të vendit më 20 shkurt dhe kishte në fokus goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, kurse të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria për fshehje të të ardhurave, pastrim parash, përshtatje të ambienteve për lojëra fati dhe zhvillim i lojërave të fatit.

Shpërndaje
Share.

Komento